Totti dhe Borriello të gatshëm për Milanin

dardanmiftari | Saturday, December 18, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, dhe sulmuesi Marco Borriello janë të bindur se ata do të mposhtin Milanin në derbin e sotëm të Serie A.
Kjo është një ndeshje e veçantë për Borriellon, i cili u largua nga Milani gjatë verës për të kaluar te Roma, por lojtari thotë se nuk ndjen presion para kësaj ndeshje.
“Ka ca emocione, kjo është normale, por asgjë vërtet nuk ndryshon për mua dhe kjo është një ndeshje si të tjerat. Vërtet nuk dua të bëj shumë presion në këtë ndeshje”, ka thënë Borriello për Il Corriere dello Sport.
Edhe Totti shpreson që Roma të tregojë një ndeshje të bukur dhe ai të shënojë për të ndihmuar ekipin të dalë me fitore nga kjo ndeshje.
“Kam shënuar dy gola tre vite më parë dhe kjo na ndihmoi të mposhtim Milanin pas shumë vitesh. Roma zakonisht luan ndeshje të mrekullueshme në Milan dhe ne mund ta bëjmë këtë edhe sonte”, ka thënë Totti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...