Alves i ngazëllyer me kontratën e re

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Daniel Alves është shprehur i ngazëllyer rreth marrëveshjes së re me Barcelonën e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2015.
Braziliani, i cili aktualisht ndodhet në Londër në përgatitje për miqësoren e vikendit përballë Skocisë, do ta nënshkruajë marrëveshjen e re më vonë gjatë ditës.
“Nga e dini këtë?”, ka bënë shaka Alves kur është pyetur për kontratën e re. “Kjo tashmë është publikuar?”.
“Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është se unë jam i lumtur dhe dua të shijoj këtë privilegj duke luajtur për një klub të tillë. Kënaqësia që kam është shumë e madhe. Dua të vazhdoj të bëj histori me Barcelonën”, ka thënë Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...