Balzaretti nuk është në bisedime me Milanin

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Agjenti i Federico Balzarettit, Giuseppe Bonetto, ka mohuar thashethemet se mbrojtësi i Palermos është në bisedime me Milanin.
Cristian Zaccardo i Parmës kishte spekuluar se në fund të sezonit 29-vjeçari do të veshë fanellën e Rossonerëve, mirëpo në një bisedë për Tuttomercatoweb.com, Bonetto ka thënë se klienti i tij nuk ka kontaktuar me Milanin.
“Nuk ka as kontakt as marrëveshje me Milanin. Nëse lexojmë secilin emër nëpër gazeta, atëherë skuadrat do të ishin përplot lojtarë gjatë gjithë kohës”.
“Balzaretti ka një marrëveshje me Palermon dhe vetëm klubi mund ta vendosë të ardhmen e tij”, ka thënë agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...