De Gea: Casillas e fitoi derbin

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Portieri i Atletico Madridit, David De Gea, beson se homologu i tij te Real Madridi, Iker Casillas, ishte njeriu kryesor në fitoren e të shtunës mbrëma të Los Blancos.
Casillas bëri disa intervenime të jashtëzakonshme në fitore prej 2-1 të Merengues, ndërsa De Gea ka thënë fjalë të mira për portierin numër një të Spanjës.
“Arsyeja për humbjen tonë nga Real Madridi ishte Casillas. Ne patëm shumë raste, mirëpo nuk arritëm të shënonim”, citohet De Gea nga Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...