Mourinho: Top ekipet angleze kanë pësuar rënie

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se top ekipet në Ligën Premier kanë humbur kualitet këtë sezon.
Manchester United, Chelsea dhe Tottenhami janë përfaqësuesit e Anglisë në tetëshen më të mirë të Evropës, derisa janë dhjetë pikë që e ndajnë kreun, ku ndodhet Manchester United, nga pozita e katërt në tabelës e Ligës Angleze, ku ndodhet Manchester City. Jo larg është edhe Tottenhemi, me 14 pikë ngecje në pozitën e pestët.
“Në sezonin tim të parë te Chelsea më është dashur të fitoj dhe të fitoj dhe të fitoj, dhe çdo pikë që humbnit, ishit në situatë të vështirë, pasi top ekipet fitonin shumë. Në disa aspekte, këtë e bëjmë tash në Spanjë. Në këtë moment, Liga Premier, ata humbin shumë pikë. Çdo ekip ka momente të vështira, andaj për mua më duket se top ekipet kanë humbur ca”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...