Nasri i nxjerr kushte Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Samir Nasri dëshiron të shohë Arsenalin të bëjë disa përforcime serioze para se të nënshkruajë kontratën e re me klubin anglez.
The Guardian shkruan se Nasri është në rrugë qorre rreth bisedave për kontratën e re, pasi ka refuzuar ofertën e klubit prej rreth 90 mijë funtesh në javë, e cila ka qenë në tavolinë për tashmë disa javë. Ngurrimi i tij ka sjellë shqetësim dhe frustrim në klub.
Por, derisa Nasri dëshiron më shumë para, ai po ashtu dëshiron që Arsene Wenger të sjellë emra të mëdhenj në ekip.
23-vjeçari tashmë ka dëgjuar për interesimin nga Manchester United, që është në treg për një mesfushor kreativ, pas pensionimit të Paul Scholes. Megjithatë, Wenger e ka bërë të qartë se nuk synon të shesë lojtarin te klubi rival.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...