Roma pret nënshkrimin e Luis Enriques
Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka deklaruar se Luis Enrique pritet të marrë pozitën e trajnerit të kryeqytetasve.
Bisedimet në mes të Giallorossëve dhe 41-vjeçarit duket të jenë pranë finalizimit, ashtu që marrëveshjes i mungon vetëm nënshkrimi.
“Jam i lumtur, por ne jemi në pritje të një nënshkrimi zyrtar”, ka thënë Sabatini për Sky Sport Italia duke qartësuar se drejtuesit e Romës kishin arritur marrëveshje me përfaqësuesin e Enriques javën e kaluar.
Category: Futboll
0 Komente