Alves lavdëron “pozitivitetin” e Guardiolës

dardanmiftari | Friday, August 19, 2011 | 0 Komente

Pep Guardiola dhe Dani Alves Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka lavdëruar trajnerin Pep Guardiola për qasjen e tij pozitive gjatë sfidës së të mërkurës përballë Real Madridit.
Tre lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq pas përleshjes masive në çastet e fundit të ndeshjes dhe derisa trajneri i Madridit, Jose Mourinho, pushtoi lajmet për veprime të gabuara, Guardiola ruajti qetësinë e tij.

“Nëse keni një model negativ, ju bëni gjëra negative. Nëse keni një model pozitiv, si Guardiola, i cili thotë gjëra pozitive dhe ju thotë juve të ndesheni në fushë dhe të luani futboll, është shumë më mirë”, ka thënë Alves për Barca TV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...