Fabregas: Gjëra të tilla ndodhin

dardanmiftari | Thursday, August 18, 2011 | 0 Komente

Cesc Fabregas thotë se përleshja në fund të ndeshjes së dytë të Superkupës së Spanjës ndaj Real Mdridi është ‘normale në futboll’.
Fabregas mbrëmë debutoi me fanellën e Barcelonës duke u futur në ndeshje si zëvendësues në fund të pjesës së dytë dhe duke qenë kyç në ndërtimit e aksionit që rezultoi me golin e fitores, dy minuta para fundit.

Megjithatë 24-vjeçari ishte edhe shkaku i përplasjes mes lojtarëve të Barcës dhe Realit, kur një ndërhyrje e Marcelos në të çoi n këmbë gjithë stolin Blaugranë dhe rezultoi me përjashtimin e brazilianit.

“Ky është një futboll shumë konkurrues, ne flasim për dy klubet më të mira në botë dhe çdo ekip dëshiron të fitojë. Kjo është normale në futboll, që situata si kjo të ndodhin”, ka thënë Cesc.

Spanjolli po ashtu ka thënë se është i lumtur që e rifillon karrierën e tij te Barca me një trofe të fituar.

“Gjithmonë është mirë të fillosh mirë, me situata pozitive si kjo. Jam shumë i lumtur. Ata sapo kishin shënuar kur unë u futa në fushë dhe vetëm mendoja si ta ndihmoj ekipin”, ka shtuar ish-kapiteni i Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...