Kidnapuesit kërkojnë 90 mijë euro nga Obi Mikel

dardanmiftari | Thursday, August 18, 2011 | 0 Komente

Kidnapuesit e babait të mesfushorit të Chelseat, John Obi Mikel, kanë thënë se ata kërkojnë 20 milionë naira (afro 90 mijë euro) për ta liruar të kidnapuarin.
Michael Obi ishte rrëmbyer të premten pasi nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna në qytetin Jos të Nigerisë, dhe familja e mesfushorit më pas ishte kontaktuar nga kidnapuesit.

Policia nigeriane kishte gjetur veturën e Michael Obi, pasi kidnapuesit treguan lokacionin. Tash mediat shkruajnë se kidnapuesit kërkojnë një shumë parash për ta liruar atë.

Mikal më herët i kishte lutur kidnapuesit ta lëshojnë babanë e tij.

“Vetëm dua t’u them kujtdo që e ka marrë babanë tim, ta lirojnë atë. Ai është një i moshuar dhe nuk i ka bërë dëm askujt, me sa di unë. Nuk e di se pse ata e kanë marrë dhe familja ime, nëna ime në veçanti, është shumë e zemëruar dhe e tmerruar nga e gjithë situata”, ka thënë futbollisti për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...