Mourinho: Superkupa, një trofe shumë i vocërr

dardanmiftari | Thursday, August 18, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka zvogëluar rëndësinë e disfatës Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe ka nënvizuar përmirësimin e ekipit të tij.
Pas barazimit 2-2 në Bernabeu në ndeshjen e parë që u zhvillua të dielën, Madridi mbrëmë u mposht me rezultat 3-2 në një ndeshje e cila ishte spektakolare jo vetëm për shkak të lojës dhe golave por edhe përplasjeve dhe kartonëve.

“Nëse themi se jemi shumë të lumtur kur nuk fitojmë, do të ishim hipokritë. Ky është një titull shumë i vockël, por ne nuk jemi të kënaqur që nuk e kemi fituar, por [jemi të lumtur] me evolucionin e ekipit. Ne luajtëm shumë mirë në të dyja ndeshjet, ishim fantastik”.

“Nëse shikojmë në ndeshjet [kundër Barcelonës] në katër muajt e fundit, ne do të shohim se ka një ekuilibër të madh. Shumë barazime, një fitore për ne në finale dhe një për ta sot, të mos përmendim ndeshjet të cilat kanë tregim, të cilat nuk meritojnë të tregohen”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Ish-trajneri i Interit ka kritikuar edhe strategjinë e Barcelonës jashtë fushe, derisa ka mbrojtur Marcelon, i cili u dërgua jashtë loje për shkak të një ndërhyrje në Cesc Fabregas.

“Që nga minuta e parë e pjesës së dytë, dhe unë nuk do ta kritikoj atë, pasi ka njerëz që e bëjnë këtë, djelmoshat e topit godisnin veten. Kjo ndodh me ekipet e vocërra kur ata përballen me vështirësi. Marcelos iu dha kartoni i kuq pasi ne të gjithë e dimë se si sfidat në zona të caktuara të fushës përfundojnë”, ka thënë Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...