Benzema i kënaqur me formën

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Karim Benzema mendon se ai është në formën më të mirë të karrierës së tij, pas dy golave të shënuar në fitoren 6-2 të Real Madridit ndaj Dinamo Zagrebit.
“Po kaloj momentet më të mira këtu. Ne bëmë një ndeshje të mrekullueshme dhe shënuam shumë gola. Fansat ishin të lumtur dhe kjo është po ashtu e rëndësishme për ne”.

“Unë jam psikologjikisht i fuqishëm. Kam vetëbesim dhe më pëlqen të jem këtu. Përmirësohem çdo ditë dhe punoj fuqishëm që gjërat të bëhen më mirë”.

“Higuain dhe unë jemi këtu për të ndihmuar. Ne kemi luajtur së bashku më herët dhe ne e bëmë këtë sonte. Ishte e rëndësishme për mua dhe për të tjerët që ne t’i bëjmë gjërat si duhet, dhe ne po kalojmë një formë të mirë”, ka thënë francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...