Buffon: Milani mbetet favorit për titull

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, mendon se Milani është favoriti kryesor për të tufuar titullin e Serie A këtë sezon.
Juve aktualisht është në maje të tabelës në kampionatin italian, një pikë mbi Milanin dhe Udinesen. Biankonerët të shtunën takohen me Lazion në derbin e javës në Serie A.

“Nëse do të kisha 10 monedha për t’i vënë bast, atëherë do të vendosja gjashtë për Milanin, të cilët janë favoritë për mua, pastaj nga një për Lazion, Napolin, Udinesen dhe Juventusin”, ka deklaruar Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...