Galaxy interesohet për Drogban

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Los Angeles Galaxy është duke kërkuar sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.
The Mirror shkruan se Drogba do t’ia kthejë shpinën ofertës së Los Angeles Galaxy për të përfunduar karrierën te Chelsea.

Los Angeles është një prej disa klubeve që kërkon ta sjellë Drogban në kampionatin amerikan, Major League Soccer.

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ndihmoi Los Angelesin të fitojë Kupën MLS javën e kaluar, por pritet të transferohet te Pasir Saint-Germain kur kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm.

Los Angeles është i gatshëm t’i ofrojë Drogbas plot 5 milionë funte në vit, derisa për sulmuesin e Bregut të Fildishtë është i interesuar edhe klubi rus Anzhi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...