Hamsik në qiell pas fitores ndaj Cityt

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik, është i ngazëllyer pas fitores 2-1 ndaj Manchester Cityt në grupin A, atë “të vdekjes”, në Ligën e Kampionëve.
“Kjo është një natë magjike dhe një fitore shumë e rëndësishme. Ne krijuam shumë shanse dhe duhet të kishim përfunduar ndeshjen më herët për të shmangur vuajtjen në fund”.

“Është për të ardhur keq që godita shtyllën, por gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë ndeshjen. Ndeshja kundër Villarrealit do të jetë e vështirë, por e gjitha tash është në duart tona”, ka thënë Hamsik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...