Sacchi: Milani im, më i mirë se Barca sot

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Strategu legjendar, Arrigo Sacchi ka deklaruar se Milani i tij i fundviteve të 80-ta dhe fillimviteve të 90-ta është ekipi më i mirë në historinë e futbollit dhe se është më i mirë se sa Barcelona e sotme.
“Këto janë dy ekipe të mëdha, nga dy epoka të ndryshme. Të dy janë ekipe të mëdha në aspektin e argëtimit futbollistik dhe rezultateve, ndërsa luajtën rol me rëndësi në evolucionin e sportit. Për 100 vjet ata ishin para të gjithëve në aspektin e progresit”.

“Unë nuk e drejtova vetëm mbrojtjen më të mirë në histori të futbollit, unë drejtova ekipin më të mirë në histori”, theksoi Sacchi duke shtuar se Real Madridi ose Barcelona do ta fitojnë sivjet Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...