Balotelli mund të transferohet te Milani

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt nuk dëshiron të largohet nga klubi, por në të ardhmen destinacioni për SuperMarion do të mund të ishte Milani.
“Mario nuk ka për qëllim të largohet nga City. Ai ka filluar të kuptojë sistemin dhe se si gjërat shkojnë këtu. Çuditërisht për të, ai po pranon se Mançesteri nuk është aq i keq sa ka menduar dhe ka thënë se është. A është Milano qytet më i mirë? Varet nga pikëpamja personale, por tani për tani Mançesteri është qytet më i mirë për të”.

“A do të jetë Balotelli me Ibrën bashkëlojtar në të ardhmen? Do të ishte e mrekullueshme, pasi që do të thoshte se Ibra do të zgjaste karrierën edhe për shumë vite”, potencoi Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...