Barcelona interesohet për Jordi Alba

dardanmiftari | Thursday, January 12, 2012 | 0 Komente

Jordi Alba mund të jetë në rrugë drejt largimit nga Valencia, pasi Barcelona e ka shndërruar në prioritet nënshkrimin me mbrojtësin spanjoll, shkruan El Mundo Deportivo.
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për shkak të largimit të Maxwell drejt Paris Saint-Germain dhe për shkak të pasigurive rreth të ardhmes së Eric Abidal, dhe ata e shohim 22-vjeçarin Alba si një shtesë të përkryer në skuadër.

Katalanasit për të parën herë treguan interesim në Alba para fillimit këtij sezoni, por më pas vendosën të mos bëjnë ofertë për spanjollin gjatë verës.

Megjithatë Barca tash është rikthyer në garë për Alba dhe raportohet se tashmë e ka njoftuar mbrojtësin për synimet për të nënshkruar me të.

Alba është produkt i akademisë së të rinjve të Barcelonës, por u largua nga Blaugranët në verën e vitit 2005. Kontrata e tij e tashme me Valencian skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...