Carvalho: Goli i Puyol, momenti kthyes

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ka pranuar se goli i barazimit nga Carles Puyol ishte vendimtar për rrjedhën e mëtutjeshme të takimit të parë çerekfinal të Kupës së Mbretit në Santiago Bernabeu.
Reali krijoi epërsi me anë të Cristiano Ronaldos, ndërsa Puyol barazoi me kokë, dhe nga ky moment Los Blancos nuk arritën të ktheheshin më në lojë, ndërsa këtë e shfrytëzoi Barcelona për ta shënuar edhe golin e fitores përmes Eric Abidal.

“Ishim mirë dhe po luanim një lojë të ngushtë dhe të balancuar, por goli i Puyol pas pushimit, ndryshoi gjithçka”.

“Barcelona u bë më e vendosur dhe loja e tyre ndryshoi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer rezultatin (në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Camp Nou)”, ka deklaruar mbrojtësi veteran.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...