Chelsea 30 milionë për Hazard

dardanmiftari | Thursday, January 12, 2012 | 0 Komente

Chelsea raportohet se ka kthyer shikimin kah belgu Eden Hazard për afatin kalimtar të janarit dhe ka filluar negociatat me Lille.
L’Equipe shkruan se klubi londinez dëshiron ta forcojë skuadrën pas pjesës së parë zhgënjyese të sezonit, dhe menaxheri Andre Villas-Boas, e sheh anësorin si një përforcim të qëlluar të sulmit.

Chelsea supozohet se po bën gati ofertën në vlerën e 30 milionë eurove për Hazard në përpjekje për ta bindur klubin francez të heqë dorë nga shërbimet e 21-vjeçarit këtë dimër.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...