Guardiola: Pinto starton në El Clasico

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka konfirmuar se Jose Manuel Pinto do të startojë në çerekfinalen e Copa del Rey ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma.
“Unë kam vendosur të luaj me Pinton. Ai është portier i mrekullueshëm dhe nuk mendoj se njerëzit do të dyshojnë në të”.

“Ne natyrisht nuk dyshojmë në të e as ata që e kanë parë në të kaluarën, pasi të gjithë e dinë se ai ka luajtur në nivel të lartë. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe do të presim çfarë do të ndodhë. Për këtë arsye, ne do të mbajmë më shumë topin. Do të jenë rreth 90 mijë njerëz të pranishëm që do të përkrahin Realin dhe kjo është bukuria e lojës, duhet të fitojmë”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...