Pato lojtar i PSG?

dardanmiftari | Thursday, January 12, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, besohet se do të kalojë te klubi francez Paris Saint-Germain, pas një oferte të përmirësuar të bërë nga francezët.
Mediat italiane raportojnë se shuma e transferimit të Patos do të jetë prej rreth 35 milionë eurosh, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2015 të vlefshme shtatë milionë euro në vit.

Lajmin e konfirmon dhe drejtori i Milanit, Umberto Gandini, që ka thënë se është çështje kohësh zyrtarizimi dhe se nuk është sekret tashmë largimi i Patos drejt PSG-së.

Kështu siqodoftë nuk mendon Adriano Galliani që ka shtuar pa qartësitë duke thënë se nuk ka akord me PSG dhe se Pato qëndron në San Siro.

Alexandre Pato që një kohë është vënë në qendër të spekulimeve të mediave për të ardhmen e tij dhe tani duket se po i vjen fundi edhe kësaj sage transferuese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...