Rooney e Wilshere kritikojnë Pepen (VIDEO)

dardanmiftari | Thursday, January 19, 2012 | 1 Komente

Edhe në ‘el Clasicon’ e të mërkurës mbrëma nuk munguan ndërhyrjet e vrazhda të lojtarëve të Real Madridit, ndërsa nga më të vërejturi ishte mbrojtësi Pepe, i cili e shfrytëzonte çdo rast për ta rrëzuar ose goditur Lionel Messin.
Në një moment të rrëzimit të argjentinasit, Pepe qëllimisht shkeli dorën e Messit, veprim të cilin e kanë dënuar shumë futbollistë dhe sportdashës anekënd botës.

Mes tyre edhe sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Pepe, çfarë idioti. Nganjëherë vërtet u shkon njerëzve në nerva”.

Ndërkaq, kritika kundrejt Pepes ka lëshuar edhe mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, derisa shumë portale sportive e kanë quajtur portugezin “psikopat dhe antisportiv”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. ai(pepe)do ishte shum i mire si TOREADOR.ai ne arene ,besoj, se do e gjente vehten shum me mire se ne futboll !ai,ndoshta edhe s'do kishte nevoje per te perdore "piquet"in ngase torrot do tmerrohen sapo t'a shohin fytuyren e tij!

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...