Sacchi: Pato duhej shitur

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, mendon se Silvio Berlusconi është dashur të ketë autorizuar shitjen e Alexandre Patos për të mirën e klubit dhe të financonte transferin e Carlos Tevez.
Ishte pikërisht Berlusconi ai që në një ditë të jashtëzakonshme bllokoi gjithçka kur PSG kishte arritur marrëveshjen me Milanin për Paton dhe Milani kishte në dorë akordin me Cityn për Tevez, ndërsa tani është Sacchi, trajneri më i mirë në histori të klubit Rossoner ai që ka kritikuar ashpër vendimin e Berlusconit.

“Pato? Ai është lojtar i madh. Sidoqoftë, unë mendoj se do të ishte më mirë për të nëse ai do të ishte larguar nga Milani javën e kaluar. Më është dukur e çuditshme që Berlusconi e dëshironte Tevezin si lojtar për ekipin. Është e çuditshme që dikush që do aq shumë Ronaldinhon të dëshironte Tevezin për Paton”, tha Sacchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...