Berlusconi: Milani s’kishte nevojë për Tevez

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Bosi i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai nuk është i zhgënjyer që nuk ka arritur ta transferojë Carlos Tevez.
Tevez këtë javë është kthyer në Manchester City, pasi transferimi i tij te Milani dështoi të realizohet.

“Kurrë nuk kam shpresuar për ardhjen e Tevez. Ne kemi alternativa të mira, si Stephan El Shaarawy, i cili është një kampion i vogël, dhe Maxi Lopez”.

“Le të mos harrojmë rikthimin e Pato, nga i cili ne presim aq shumë”, ka thënë ish-kryeministri italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...