Interi, zyrtarisht në krizë

dardanmiftari | Friday, February 17, 2012 | 0 Komente

Interi edhe zyrtarisht është në krizën më të thellë në 15 vitet e fundit, pasi pësoi disfatë të rëndë para tifozëve të vet në Giuseppe Meazza me rezultat 3-0 nga Bologna.

Sfida nga fillimi u dominua nga Interi, ndërsa përkundër rasteve, golat i takuan skuadrës rivale.

Në minutën e 37-të, me ndihmën e Perez, Marco Di Vaio kaloi në epërsi Bolonjën për 1-0. Nuk kaloi as një minut (38’) dhe Di Vaio shfrytëzoi një gabim amatoresk të Andrea Ranocchias për të shënuar për 2-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Interi hodhi forcat në sulm, por përkundër rasteve, nuk arriti të gjente dot golin. Dhe nëse nuk e gjejnë lojtarët e Interit, e gjejnë lojtarët e akademisë së Interit. Roberto Aquafresca, produkt i akademisë Nerazzure, realizoi për Bolonjën në minutën e 85-të për nokautin përfundimtar pas një depërtimi fantastik dhe një gabimi të Ranocchias.

Me rezultat 3-0 përfundoi kjo sfidë, ndërsa me këtë humbje Interi kthehet aty ku ka qenë, në vendin e gjashtë me 36 pikë dhe është gjashtë pikë larg vendit të tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ky rezultat nuk është aspak pozitiv për Interin para sfidës kruciale në udhëtim te Marseille në kuadër të Ligës së Kampionëve mesjavën e ardhshme, teksa po flitet minutave të fundit se Ranieri ka dhënë dorëheqjen dhe në krye të stolit zikaltër do të vijë Luis Figo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...