Kupa e Ligës i takon Liverpoolit
Vetëm pas ekzekutimit të penaltive skuadra e Liverpoolit ka arritur të fitojë përballë Cardiff Cityt në finalen e League Cup që u zhvillua të dielën në Wembley.
Në gjysmëfinale të kësaj kupe, e cila njihet edhe si Carling Cup, Cardiffi eliminoi Crystal Palace pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa Liverpooli arriti në finale duke eliminuar Manchester Cityn me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Edhe pse ‘Të Kuqtë ishin skuadër më e mirë në fraksioni e parë, sa i përket posedimit dhe zhvillimit të lojës, megjithatë skuadra që bën gara në ligën Championship ishte më efikase.
Josep Mason pranoi një top nga Miller dhe e futi topin në mes këmbëve të Pepe Reinas për epërsinë e Cardiffit (19’) dhe ky ishte rezultati i gjysmës së parë.
Pas një ore lojë, Martin Skrtel shfrytëzoi një top të kthyer për ta nivelizuar ndeshjen, ndërsa me rezultat 1-1 përfundoi koha e rregullt e takimit, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për ta përcaktuar fituesin.
Në vazhdime, fillimisht më të suksesshëm u treguan Redsat, të cilët kaluan në avantazh përmes Dirk Kuyt (108’).
Mirëpo, vendosmërinë e skuadrës së Cardiffit për ta fituar këtë trofe e tregoi Ben Turner, i cili e barazoi rezultatin (118’) dhe mbeti që penaltitë të vendosnin se kush do ta dërgojë trofeun në shtëpi.
Pas ekzekutimit të penaltive më e suksesshme rezultoi skuadra e Liverpoolit, e cila fiton Kupën e Ligës.
Category: Futboll
0 Komente