Mazzari injoron spekulimet rreth Interit

dardanmiftari | Sunday, February 26, 2012 | 0 Komente

Bosi i Napolit, Walter Mazzari, ka injorhuar spekulimet që e lidhin atë me një kalim te Interi, duke thënë se ai është i përqëndruar në sfidën që zhvillohet të dielën në San Paolo.

“Spekulimet nuk më interesojnë mua, unë mendoj vetëm për Napolin. Unë kam kontratë deri në vitin 2013”.

“Do të jetë ndeshje e vështirë. Ata kanë cilësi të larët dhe përkundër krizës atyre nuk mund t’u zëmë besë. Ne duhet të përqendrohemi, të jemi të kujdesshëm dhe të mos lëshojmë raste. Secili top i fituar, apo i humbur, mund të ta fitojë apo ta humbë ndeshjen. Nëse luajmë sikurse në ndeshjet e fundit, atëherë mund të fitojmë pa problem”, është shprehur Mazzarri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...