Arsenali shumë pranë Podolskit

dardanmiftari | Wednesday, March 14, 2012 | 0 Komente

Arsenali është shumë pranë që të sigurojë marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Lukas Podolski nga Kolni.

Siç besojnë mediat angleze, pas negociatave të gjata, klubi londinez ka arritur marrëveshje prej 10.8 milionë funtesh me klubin gjerman, në mënyrë që Podolski në qershor të kalojë në Emirates.

Besohet po ashtu se transferimi i Podolskit te Arsenali më shumë është përkrahje për Robin Van Persien se sa zëvëndësim i holandezit.

Podolski ka kaluar nëpër formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 16 gola në 21 paraqitje, kurse statistikë më të mirë kanë vetëm Mario Gomez (21) dhe Klaas-Jan Huntelaar (19).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...