Cech: Do të ndal gjithçka

dardanmiftari | Wednesday, March 14, 2012 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka premtuar se ai do të mbajë portën të pastër në sfidën kruciale ndaj Napolit që zhvillohet sonte mbrëma në Stamford Bridge, e ku anglezët duhet të shkrijnë një diferencë prej 3-1 nga ndeshja e parë.

“Duhet ta mbajmë portën të pastër. Nëse mund të bëjmë këtë, atëherë kualifikohemi, pasi nëse pranojmë gol do të thotë se duhet të shënojmë tri herë për të siguruar vetëm vazhdimet”.

“Kjo është punë e vështirë për t’u bërë, pasi ata shënojnë gola në çdo ndeshje. Ata shënuan gjashtë gola të premtën dhe kështu janë shumë të frikshëm. Sidoqoftë, jam përballur me shumë situata të vështira në jetën time, e kjo s’do të jetë ndonjë problem i madh”, theksoi portieri çek.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...