Moratti: Do ta ndërtoj Interin e ri

dardanmiftari | Wednesday, March 14, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ai do të nisë rindërtimin e ekipit për të ardhmen, pa u brengosur për rezultatet e të tashmes.

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe tashmë ajo që u ka mbetur Nerazzurëve të bëjnë është të fillojnë rindërtimin e ekipit.

“Ide e mirë do të ishte po që se do të fillonim të flisnim për një Inter të së ardhmes dhe jo për rezultatet momentale, pasi dua të bëj ekip të ri. Varet nga ambiciet realiste dhe shprehitë që i keni fituar. Do të ishte mençuri ndërtimi i një ekipi të ri, por me përvojë. Shumë prej lojtarëve do të mbesin, por ne do të lejmë edhe lojtarë të rinj. Varet nga projekti të cilin do ta bëjmë me trajnerin”, u shpreh Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...