‘Barca zgjodhi Guardiolan para Mourinhos’

dardanmiftari | Thursday, April 19, 2012 | 0 Komente

Ish- drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka treguar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ishte njëri nga kandidatët për ta zënën vendin e Frank Rijkaardit në vitin 2008.
Pas një sezoni zhgënjyes, katalunasit ishin në kërkim të një trajneri, ndërsa asokohe portugezi ishte pa punë dhe ishte kontaktuar nga drejtuesit e Barcës, të cilët megjithatë në fund vendosën ta angazhonin Guardiolan.

“Pep ishte një lojtar i shkëlqyer, nga radhët tona të të rinjve. Prandaj, ishte e lehtë për të që ta kuptonte sistemin dhe filozofinë që kemi”.

“Mourinho mund të kishte ardhur, ne kontaktuam me të, por Guardiola e di me saktësi se kush është Barcelona. Ai kishte përparësi ndaj Mourinhos”, ka thënë Begiristain për Sky Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...