Beckenbauer: Reali nuk është në nivelin e Barcës

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, mendon se Real Madridi nuk është ndonjë rival i jashtëzakonshëm.
Ish-futbollisti gjerman mendon se Barcelona është shumë më kreative se rivali tjetër spanjoll Reali i Madridit.

“E kam shikuar Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Është një skuadër standarde, një skuadër e shkëlqyeshme, por normale. Gjithçka funksionon, por nuk i ka dimensionet e jashtëzakonshme të lojës së Barcelonës”, ka deklaruar Beckenbauer.

Bayerni nesër pret pikërisht Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nëse gjermanët kualifikohen në finale, ata do të mund të përballen me Barcën, e cila fillimisht do të duhej të eliminonte Chelsean në gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...