Ferguson: Young rrëzohet shumë lehtë

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir ALex Ferguson, thotë se ai është i shqetësuar me reputacionin e mashtruesit që ka fituar Ashley Young.
Young edhe një herë trilloi një penalti kontroverse, në fitoren e djeshme 4-0 ndaj Aston Villas. Ferguson mendon se rasti në fjalë ishte penalti, por edhe se Young rrëzohet me lehtësi.

“Mendoj se po, [ai rrëzohet me lehtësi] në një apo dy javët e fundit. Kurrë nuk e kam parë atë ashtu. Nuk është kjo ndonjë veti e tij. Ishte faull në të. Ai vetëm se e bëri të duket më shumë”.

“Por përfundimisht ai u rrëzua. Kishte kontakt. Ai u rrëzua shumë me lehtësi, por ishte penalti. Ai përfundimisht ishte i faulluar”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...