‘Po të mos ishte Messi – Ronaldo do të ishte më i miri’

dardanmiftari | Wednesday, April 18, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Palmeiras, Luiz Felipe Scolari, ka thënë se Cristiano Ronaldo do të ishte futbollisti më i mirë në botë po të mos ekzistonte Lionel Messi.
Scolari, i cili e ka drejtuar Portugalinë gjatë viteve 2003-2008, ka thënë fjalë të mëdha për superyllin e Real Madridit.

“Disa njerëz nuk e duan, sepse është lojtar i shkëlqyer, është i bukur dhe ka bërë seks me shumë femra. Njerëzit bëhen xhelozë”.

“Gjëja e vetme e keqe për jetën e Ronaldos është Messi. Po të mos ishte ai, Ronaldo do të ishte lojtari më i mirë në botë për pesë vite rresht”.

“Ai është një person dhe një mik i shkëlqyer. Atij i pëlqen të bëjë shaka, mirëpo është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Scolari për Arena SporTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...