Chelsea ofertë të re për Ashley Cole

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re këtë verë mbrojtësit të majtë Ashley Cole, e cila do ta mbante atë në Stamford Bridge për të gjithë karrierën e mbetur.

Mbrojtësi ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen aktuale dhe klubi dëshiron ta mbajë atë edhe më tej duke e vazhduar kontratën këtë verë.

Chelsea do të kërkojë biseda formale me Cole gjatë javëve të ardhshme, pasi mbrojtësi tregoi vlerat e tij në muajt e fundit të sezonit, duke ndihmuar skuadrën ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për të parën herë në histori të klubit.

Klubi londinez pritet t’i ofrojë një marrëveshje trevjeçare, e cila do ta vendoste atë në nivel me përfituesit më të mëdhenj të skuadrës, si John Terry, Frank Lampard dhe Fernando Torres. Në bazë të marrëveshjes aktuale, Cole merr 120 mijë funte në javë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...