Majlinda të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadë

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi, mund t’i jetë ndaluar pjesëmarrja si shtetase e Kosovës në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, por ajo do ta shfrytëzojë mundësinë për të marrë pjesë si shtetase e Shqipërisë.

Kelmendi, e ranguar në vendin e pestë në botë për kategorinë nën 52 kilogram, ka shtetësi të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe shpresoi që të marrë pjesë si shtetase e Kosovës në Lojërat Olimpike, për t’u bërë sportistja e parë që përfaqëson Kosovën në ndonjë Olimpiadë. Por, për shkak se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ajo nuk mund të garojë si kosovare.

Kështu, ekipi i xhudistes nga Peja, i kryesuar nga trajneri Driton Kuka me anë të një komunikate për media kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë për Shqipërinë, por ndihen keq pse nuk kanë mundur të marrin pjesë për Kosovën.

“Ne si sportistë e kemi kryer punën tonë. Kemi arritur kuotën olimpike, kemi arritur famë botërore me më shumë se tri orë transmetim të programit për sportin kosovar në mediat ndërkombëtare si BBC, Euronews, Channel 4 dhe programe tjera. Gjithashtu, tregimi i xhudos së Kosovës ka dalë edhe në gazetat më të mëdha botërore si Neë York Times, Financial Times dhe Washington Post”.

“Majlinda dhe klubi Ipon janë të Kosovës dhe përfaqësojnë Kosovën. Momentalisht na duhet përkrahja e secilit kosovar në mënyrë që Majlinda të jetë e motivuar për gara. Pjesëmarrja e Majlindës si kosovare do të ishte ndihmë e madhe për shtetin e Kosovës...por ne mbetemi shqiptarë”, shkruan në komunikatën e ekipit të Majlindës.

Nuk është prekur vetëm Majlinda nga bllokada e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Telegrafi së shpejti do të zbulojë emrat tjerë të sportit kosovar që kanë mundur të marrin pjesë dhe ishin bërë gati për të marrë pjesë, por që për shkak të bllokadës do të qëndrojnë në shtëpi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...