Messi në 2009: “E shoh që s’jam i rëndësishëm”

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Pep Guardiola vështirë se mund t’i besojë syve të tij. I ulur në autobusin e tij pranë mikut, njeriut të besueshëm dhe kolegut, Manuel Estiarte, ishte trajneri atëkohë i ri katalanas ai që mori një SMS befasues në telefonin e tij.

Por, ky nuk ishte tekst i thjesht. Jo. Mesazhi emocional ishte nga Lionel Messi. Argjentinasi, i cili ishte disa ulëse më prapa në autobus, ishte duke vuajtur në heshtje. Pa qenë në gjendje që të shprehë veten e tij në bisedën direkte me Guardiolën, ai e shfrytëzoi telefonin për ta shprehur pikëpamjen e tij. Ai nuk ishte i kënaqur.

Këto ishin ditët e hershme të sukseseve të Pep Guardiolës: Barca sapo kishte fituar gjashtë trofe në 15 muaj të mrekullueshëm dhe gjithçka është dukur për mrekulli për klubin katalanas – së paku nga jashtë.Sezoni i dytë i Pep Guardiolës pëfundoi me katër trofe nga gjashtë të mundshme, por ata dështuan në Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey. Prapa skenave, gjërat nuk ishin si duhet.

“Unë mund të shoh se nuk jam më i rëndësishëm për ekipin, këhtu që...”, kishte shkruar Messi në SMS-in e tij drejtuar Guardiolës, duke lënë kështu mesazhin e tij të pa përfunduar, përkundër paraqitjeve të përkryera në fushë.

Në depresion dhe pa iluzion, futbollisti më i mirë në botë ishte tmerrësisht serioz. Dy paraqitje të këqija e kanë bërë atë të dyshojë në rolin e tij të heroit te Barcelona, por më e keqja është se shkaktar i kësaj situate ishte askush pos një njeriu – Zlatan Ibrahimovic. Ibrahimovic, i cili erdhi nga Interi për një marrëveshje të vlefshme prej 70 milionë eurosh, kishte kërkuar pagë të njëjtë me atë të Lionel Messit, duke vënë kështu nën presion enorm argjentinasin, me të cilin as se si nuk po përshtatej në fushë. Ibrahimovic bëri luftë me Messin.

Pas eliminimit nga Interi në Ligën e Kampionëve, ishte Ibrahimovic ai që akuzonte Guardiolën se nuk kishte ‘topat’ për t’u përballuar me Mourinhon dhe se kishte frikë nga portugezi.Dhe në këtë rast, Guardiola reagoi më së miri, askush nuk mund të dyshojë tani në filozofinë e tij: e zhvendosi Messin në qendër për ta larguar Ibrën nga Barcelona. Ibrahimovic kaloi te Milani si huazim dhe më pas ishte blerë në mënyrë permanente.

Në ndërkohë, pasi Messi kaloi në qendër, ai realizoi 53 gola në sezonin 2010/2011 dhe 72 të tjerë gjatë këtij sezoni, plus duhet të shtojmë këtu pesë trofe me klubin dhe dy Topa të Artë. Kjo është dëshmi se Guardiola mori vendimin e duhur – vendimin e vetëm. Kur është dashur të zgjedhë mes Ibrës dhe Messit, ai zgjodhi futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Pep reagoi në kohën kur Leo kishte më së shumti nevojë dhe argjentinasi u përgjigj në mënyrën më të mirë – duke fituar ndeshjet. Mesazhi i Messit në autobus kishte ngritur alarmin vendimtar në klub, por edhe reagimi i Guardiolës ishte i qartë si kristali – ai e përkrahu Messin edhe atëherë kur ai nuk shënonte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...