Milito: Dua Forlan të qëndrojë te Interi

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Diego Milito shpreson që partneri i tij i sulmit, Diego Forlan, të mos largohet nga Interi këtë verë pas vetëm një sezoni të kaluar në Giuseppe Meazza.

“Nuk e di nëse ai do të qëndrojë, por shpresoj ai të mos largohet nga klubi pasi është një kampion i vërtetë”.

“Ka qenë një sezon i pafat për të, dhe me shumë probleme fizike. Diçka e ngjashme më ka ndodhur mua një vit më parë”.

“Nuk është e lehtë të vish këtu nga liga spanjolle dhe të dëshmosh vlerat menjëherë”, ka thënë Milito për Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...