Del Bosqe lavdëron Gjermaninë dhe trajnerin e saj

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Vicente del Bosque ka lavdëruar trajnerin Joachim Low për “elegancën” e tij dhe udhëheqjen e Gjermanisë në mesin e përfaqësueseve elite dhe ka pohuar se ai është i gatshëm ta drejtojë Barcelonën ose Real Madridin.

“Ai është një burrë elegant i cili përfaqëson vendin e tij shumë mirë. Ai ka bërë punë në klub dhe nivel ndërkombëtar. Real Madridi dhe Barcelona sigurisht se nuk do të ishin shumë të mëdha për të”, ka thënë Del Bosque për Bild

“Gjermania ka luajtur futboll në nivel shumë të lartë. Shpirti i tyre luftarak është unik. Ata janë një skuadër fantastike. Nuk mund të mendoj për ndonjë dobësi. Ata janë shumë të mirë në mbrojtje, derisa Mario Gomez është një gjigant në sulm”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...