Hodgson: Nuk dua këshilla nga Capello

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson, ka hedhur poshtë pohimet se ai do të kërkojë këshilla nga Fabio Capello për ndeshjen çerekfinale ndaj Italisë, ndërsa ka pranuar se njerëzit presin ta krahasojnë me Capellon për këtë sfidë.

“Unë nuk mendoj se do të kërkoj këshilla nga dikush për këtë takim. Ne do të shfrytëzojmë atë që kemi në dorë, do të studiojmë me video lojën e tyre dhe ne do ta bëjmë punën sipas kokës tonë”.

“Një gjë është e qartë, nëse ne rastësisht arrijmë të kualifikohemi tutje, atëherë nuk do të mungojnë krahasimet me dikë, por as për këtë nuk jam i interesuar”, ka thënë Hodgson.

Anglia takohet të shtunën me Italinë në duelin klasik çerekfinal të Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...