Lehmann: Grekët të motivuar nga kriza

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Jens Lehmann, ka thënë se Greqia do të jetë shumë e motivuar në sfidën çerekfinale ndaj Gjermanisë, pasi Helenët fajsojnë gjermanët për krizën e tyre ekonomike.

“Unë pres që grekët të shfaqin problem për ne për herë të parë pas shumë vitesh. Ata luajtën mirë, prandaj arritën në çerekfinale. Lojtari më i rëndësishëm i tyre (Karagounis) do të mungojë, kështu që jam optimist për kualifikim”.

“Ata nuk kanë mjaft cilësi për të na mohuar gjysmëfinalen, por ata do të jenë shumë të motivuar për këtë takim, sepse në Greqi, ne gjermanët shihemi si fajtorët e problemeve ekonomike të vendit të tyre”, ka thënë Lehmann.

Gjermania takohet me Greqinë sonte mbrëma në sfidën e dytë çerekfinale, ndërsa fituesi takohet me fituesin e duelit tjetër çerekfinal, Angli-Itali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...