Ozil: Mourinho nuk më shkatërroi

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, ka hedhur poshtë kritikët të cilët e fajësonin Jose Mourinhon për shkatërrimin e potencialit të gjermanit, i cili po shkëlqen në Euro 2012.

“Unë nuk kam humbur asgjë për t’u adaptuar me disiplinën taktike të Jose Mourinhos. Sulmuesit duhet të punojnë. Unë jam bërë më shumë aktiv dhe Mourinho më ka përmirësuar edhe më shumë”.

“Ai më ka dhënë besim dhe i jam shumë falënderues. Unë ndihem shumë mirë këtu dhe kjo është arsyeja pse unë kam qenë në gjendje të luaj mirë sezonet e fundit”, ka thënë Ozil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...