Pensionohet Shevchenko

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, ka konfirmuar pensionimin e tij nga futbolli, teksa është duke synuar karrierën në politikë.

35 vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të bujshme pas përfundimit të Euro 2012, ku realizoi dy gola në fitoren e Ukrainës ndaj Suedisë.

“Ndoshta do të shokoj të gjithë: e ardhmja ime nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. Është e lidhur me politikën”, ka thënë Shevchenko në faqen zyrtare të Dinamo Kievit.

Sheva njihet për sukseset e tij sa ishte lojtar i gjigantit italian, Milanit, ku realizoi 175 gola në 322 paraqitje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...