Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer me javën e parë të stërvitjeve para-sezonale.
“Java e parë ishte shumë e mirë në stërvitje, me një qëndrim shumë të mirë mental nga lojtarët. Kam gjetur lojtarë shumë profesional. Mendova se kështu do të ishte dhe tash po e shoh këtë”, ka thënë Ancelotti.“Lojtarët kanë punuar shumë fuqishëm në stërvitje. Jam shumë i kënaqur pas një javë, pasi qëndrimi mental është gjëja e parë më e rëndësishme për një ekip”.“Nuk dua të ndryshoj shumë gjëra. Është më mirë rregullimi. Ky ishte një ekip i madh edhe para arritjes time dhe dua të jap diçka për ta përmirësuar ekipin”, ka shtuar italiani.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...