David Beckham ka zbuluar se trajneri i kombëtares italiane Fabio Capello, i ka thënë atij se është e nevojshme që ai të luajë në Evropë për të pasur shanse të jetë pjesë e përbërjes e cila do të luajë në Botërorin 2010.
Beckham nga janari ishte i huazuar në Milan me qëllim që t’i përmirësojë shanset për të qenë pjesë përbërëse e formacionit të Fabio Capellos. Anglezi tash është rikthyer në radhët e LA Galaxy. “Dua të jem i përfshirë në Botërorin 2010. Nuk e fsheh faktin. Por as edhe një rikthim në Milan si huazim ose në cilindo klub tjetër në botë nuk më garanton vend në përbërjen e cila do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror”, ka thënë Beckham. “Andaj për momentin jam përqendruar vetëm në sukses në LA Galaxy. Kur sezoni do të përfundojë, do të vendos çka më tej. Për të luajtur në Kampionatin Botëror, përzgjedhësi ma ka bërë të qartë se është e nevojshme të luaj futboll në nivel Evropian”, ka thënë Beckham.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...