Chelsea mposht Interin

Chelsea ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Interit në kuadër të ndeshjeve përgatitore parasezonale në turneun World Football Challenge, që po zhvillohet në Pasadena të Kalifornisë.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, kaloi Blutë në epërsi (11’) duke mposhtur portierin Belec me një gjuajtje nga 23 metra. Në minutën e 50-të u akorduar penallti në favor të Chelseat, pasi që Burdisso preku topin me dorë, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Frank Lampard, i cili vendosi rezultatin e përfundimtar të këtij takimi.

No comments:

Post a Comment

Shkruani Komentin Poshtë...