Interi është i gatshëm ta shqyrtojë mega-ofertën që do ta bëjë Chelsea për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, mirëpo zikaltrit dëshirojnë që Didier Drogba të jetë pjesë e marrëveshjes.
Të dielën u njoftua se Blutë dëshirojnë të ofrojnë 70 milionë euro për të fituar shërbimet e sulmuesit boshnjak me pasaportë suedeze, ku do të përfshihen edhe dy shënjestrat e Interit, Ricardo Carvalho dhe Deco. Mirëpo, Nerazzurët e dëshirojnë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, si pjesë e marrëveshjes për ta lejuar largimin e Ibracadabras.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...