Mesfushori i Manchester Cityt, Elano, është lidhur me largim nga klubi anglez, dhe për atë i interesuar është edhe klubi brazilian Santos, por futbollisti nuk mendon për rikthim në vendlindjen e tij.
Elano dëshiron të luajë në Evropë, edhe pse pranon se Santos është në zemrën e tij, por mendon se ende është herët për rikthim në Brazil. Braziliani është lidhur me disa klube, dhe për shkak të përbërjes së zgjeruar të Mancehster Cityt e ardhmja e tij në klubin anglez është në pikëpyetje. “Nuk kam kurrfarë lajmesh, nuk kam pranuar kurrfarë ofertash. Santos është klubi i zemrës time, por nuk është lehtë të marrësh një vendim për t’u rikthyer në Brazil”, ka deklaruar Elano.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...