Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka mohuar spekulimet për një shkëmbim të mundshëm me Milanin, të David Trezeguet dhe Massimo Oddo, duke thënë se bardhezinjtë nuk kanë në plan të sjellin tjerë lojtarë në skuadër, porse të shesin disa prej tyre.
Të hënën është spekuluar se Bianconerët po mendonin për ta transferuar Massimo Oddon nga Milani, derisa në drejtim të kundërt do të udhëtonte Trezeguet. Mirëpo Gigli thotë se “kjo është vetëm diçka që kam lexuar nëpër gazeta”. Ai po ashtu ka mohuar se Juve interesohet për mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Martin Caceres, duke thënë se “objektivi i Juves tani është që të shesë lojtarë”.
No comments:
Post a Comment
Shkruani Komentin Poshtë...